Prapaskena

Tronditëse / Humbi djalin në aksident, nëna e 6-vjeçarit: O shpirt, a po të mungon mami! Zot më merr dhe mua! Pse s’vdiqëm dhe ne me ty

Publikuar: 19/08/2021

Shoferët e papërgjegjshëm vijojnë të prodhojnë tragjeti njerëzore.

Nëna e 6-vjeçarit, Besa Nuzi, ka gjetur forcën nga dhimbja e madhe që i ka kapluar shpirtin dhe i ka dedikuar disa rreshta shumë prekës djalit të saj, që sot nuk jeton më.

Me humbjen e të voglit të saj, nëna shkruan se nuk ka më dëshirë të jetojë, teksa ka edhe një lutje për Zotin, që ta marrë edhe atë nga kjo botë.

” O Shpirt, o zemër, o jeta mamit ti, ma vrave shpirtin o zemër, pse ike ngele vetëm o shpirt, pse nuk vdiqëm të gjithë me ty pse, o i bukuri im, a po të mungoj mami ty, si do fle un pa ty………… o Zot më vdis dhe mua o Zot”, ka shkruar ajo, teksa ka publikuar edhe foton e të voglit.

 

 

 



Më të lexuarat