Prapaskena

Shpëtim Saraçi u shpëtua nga mbytja në det, Sekretari i Federatës së Vrojtuesve: Ishte shumë i pafuqishëm, për 120 sekonda do fundosej

Publikuar: 19/08/2021

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të “Vrojtuesit të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Gent Lasku ka dhënë detaje mbi rastin e shpëtimit nga mbytja të kompozitorit Shpëtim Saraçi nga mbytja në ujë.

Lasku thotë se me informacionet që ka, Saraçin nuk po e lejonin rrymat të afroheshin në breg dhe ishte shumë i pafuqishëm.

Sipas tij, nëse Saraçi nuk do të ndihmohej nga një ekspert profesionist do të mjaftonin 120 sekonda që të dorëzohej dhe fundosej.Gjithsesi ai thekson se edhe Saraçi vetë kontribuoi duke ndihmuar veten dhe vrojtuesin për të bërë të mundur shpëtimin.



Më të lexuarat