Prapaskena

Rrezikoi të mbytej, kompozitori Shpëtim Saraçi shpëtohet nga roja e plazhit

Publikuar: 19/08/2021

Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi ka rrezikuar jetën teksa ndodhej me pushime në plazhin e Hamallaj në Durrës, disa ditë më parë.

Ka qenë një roje plazhi që ka ndërhyrë duke e parë në vështirësi në det dhe ka arritur pas shumë mundimesh ta nxjerrë në breg shëndoshë e mirë.

Sipas postimit në rrjetet sociale të Federatës së vrojtuesve të plazhit më 6 Gusht, Saraçi kishte mbetur në një gropë thithëse në det.

Më pas vrojtuesi Ismet Keta, ka pikasur se dy persona kërkonin ndihmë për mikun e tyre, që ishte kompozitori dhe ka hyrë në mes të vorbullës.



Më të lexuarat