Prapaskena

Kapet me drogë, arrestohet biznesmeni në Sarandë (Emri)

Publikuar: 19/08/2021

Dy persona janë arrestuar nga policia e Sarandës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Një prej tyre është pronari i një lokali në qytetin bregdetar.

Në pranga u vunë: Erjon Prifti, 31 vjeç dhe Geart Çoçka, 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), të dy banues në lagjen nr.4, Sarandë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit në një lokal në Sarandë, në pronësi të shtetasit Erjon Prifti dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet në përdorim nga shtetasi Geart Çoçka, që ishin të parkuara pranë lokalit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje”, njoftoi policia.



Më të lexuarat