Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama përmes deputetes Albana Vokshi, pasi e akuzoi opozitën si fabrikuese të shpifjes, duke ju referuar debateve se po nxirren studentët nga konviktet për shkak të strehimit të afganëve.
“Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti”, thuhet në reagimin e Albana Vokshit.