Një prej themeluesve të talebanëve ka mbërritur në Afganistan pas 20 vitesh në mërgim. Bëhet fjalë për Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili Baradar ishte në mesin e disa anëtarëve të udhëheqjes së lartë të talebanëve që u kthyen në shtëpi të martën. Ata kishin udhëtuar nga Katari në qytetin jugor afgan të Kandaharit, vendlindja e tyre shpirtërore.
Talebanët kanë postuar “video triumfale” që tregojnë mbërritjen e bashkëthemeluesit, duke u pritur si një hero në Kandahar me vendasit duke brohoritur në drejtim të autokolonës së tij.
Grupi thotë se pamjet tregojnë Mullah Abdul Ghani Baradar duke u kthyer dhe brohoritjet e turmave në Afganistan të martën pas 20 vitesh mërgim – mes përpjekjeve të Perëndimit për të eliminuar kërcënimin e talebanëve.
Ka raporte se udhëheqësi politik i talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar dhe udhëheqës të tjerë pritet të mbërrijnë në kryeqytetin Kabul sot ose nesër.
Ndërsa të dielën forcat e tij kishin marrë Kabulin, Baradar, kreu i zyrës politike të talebanëve, tani pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i vendit, pas rënies së regjimit të mëparshëm të mbështetur nga SHBA.
53-vjeçari kishte qenë nënkryetar nën ish-shefin Mullah Mohammed Omar, mbështetja e të cilit për udhëheqësin e Al-Kaedës Osama bin Laden çoi në pushtimin e Afganistanit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Baradar mbërriti në Provincën Kandahar të martën, duke zbarkuar në ish-kryeqytetin e grupit kryengritës vetëm disa ditë pasi ata morën kontrollin e vendit.
Dhe ka qenë zëdhënësi i talebanëve, Dr M Naeem ai që ka publikuar pamjet e uljes së tij nga avioni dhe një autokolonë me xhipa që mbante flamurin e bardhë të organizatës.
Ai shkroi: “Sot pasdite, një delegacion i nivelit të lartë nga Emirati Islamik i Afganistanit i kryesuar nga Mullah Baradar Akhund u largua nga Katari dhe mbërriti në vendin tonë të dashur këtë pasdite dhe zbarkoi në Aeroportin Kandahar”.
Komentuesit kanë vënë në dukje ngjashmëritë midis kthimit të Baradarit dhe atij të Ajatollah Khomeinit në Iran në 1979, pas 14 vitesh mërgimi në Paris si një klerik i jashtëligjshëm.
Baradar, i lindur në provincën Uruzgan në 1968, u rrit në Kandahar, vendlindja e lëvizjes talebane dhe vazhdoi të luftojë me muxhahedinët kundër sovjetikëve në vitet 1980.
Më pas, ndërsa vendi u gjend në një luftë civile midis komandantëve të luftës, Baradar ngriti një shkollë islame në Kandahar me ish-komandantin e tij Mohammed Omar, dhe dy mullahët ndihmuan në krijimin e lëvizjes talebane, një ideologji e cila përqafoi ortodoksinë e ashpër dhe u përpoq për krijimin e një Emirati Islamik.
Talebanët morën pushtetin në vitin 1996 pasi pushtuan kryeqytetet provinciale para se të marshonin në Kabul, ashtu siç kanë bërë muajt e fundit, dhe Baradar vazhdoi të kryejë një numër rolesh të ndryshme gjatë sundimit pesëvjeçar të grupit.
Ai ishte zëvendës ministër i mbrojtjes kur SHBA pushtuan vendin në vitin 2001, dhe megjithëse u fsheh, ai mbeti aktiv në udhëheqjen e talebanëve në mërgim.
Baradar ishte liruar nga burgu në Pakistan tre vjet më parë me kërkesë të qeverisë amerikane. Vetëm nëntë muaj më parë, ai u fotografua me Sekretarin e Shtetit të Donald Trump, Mike Pompeo, për të nënshkruar një marrëveshje paqeje në Doha, e cila tani është e prishur.
Në vitin 2010, CIA e gjeti atë në qytetin pakistanez të Karaçit dhe në shkurt të atij viti shërbimi pakistanez pakistanez (ISI) e arrestoi atë.
Por në vitin 2018, ai u lirua me kërkesë të administratës Trump si pjesë e negociatave të tyre të vazhdueshme me talebanët në Katar, për të kuptuar se ai mund të ndihmojë ndërmjetësimin e paqes.
Ndërkohë në shkurt të vitit 2020, Baradar nënshkroi Marrëveshjen e Dohës, në të cilën SHBA u zotua të largohej nga Afganistani dhe se talebanët do të hynin në një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me qeverinë e presidentit Ashraf Ghani në Kabul.