Prapaskena

Horror në Greqi, e moshuara mbyt të motrën me rripin e çantës, fqinjët: Dëgjuam zhurma!

Publikuar: 18/08/2021

Një e moshuar greke është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se ka mbytur me rripin e çantës motrën e saj.

Raportohet se autorja është një 73-vjeçare, ndërsa viktima rreth 2 vite më e madhe. Dyshohet paraprakisht se e moshuara që kreu krimin vuante nga problemet e shëndetit mendorë.

Sipas informacioneve dy motrat fillimisht janë konfliktuar mes njëra-tjetrën.

Kjo dëshmohet nga fqinjët, të cilët thonë se kanë dëgjuar zhurma të shumta. Ishin pikërisht fqinjët ata që kanë lajmëruar autoritetet për këtë ngjarje.



Më të lexuarat