Që pas marrjes së pushtetit talebanët i janë drejtuar popullit afgan për herë të parë me një mesazh ditën e sotme nga Kabuli. Zëdhënësi Zabihullah Mujahid u shpreh para mediave se “Ky është një moment krenar për të gjithë kombin”.
Ai tha se nuk duan asnjë armik. “Ne duam të sigurohemi që Afganistani nuk është më një fushë betejë konflikti. Ne i kemi falur të gjithë ata që kanë luftuar kundër nesh. Armiqësive u ka ardhur fundi. Ne nuk duam armiq të jashtëm apo të brendshëm” shton zëdhënësi Zabihullah Mujahid.