Nga Shqipëria në Kabul ndodhet vetëm një shtetase 36-vjeçare e cila punon prej disa vitesh për një organizate ndërkombëtare humanitare në kryeqytetin afgan.
Sinjalet e para për praninë e saj në Afganistan i kanë dhënë qeveria amerikane e cila është kontaktuar pikërisht nga punëdhënësit e vajzës me iniciale A.D.
Autoritetet shqiptare janë në komunikim të vazhdueshëm me ato amerikane dhe pohojnë për Tv Klan se 36-vjeçarja aktualisht është në një vend të sigurt dhe pritet evakuimi i saj për në Shqipëri.
Të tjerë shqiptarë në Kabul janë 3 shtetas kosovarë dhe disa të tjerë nga Maqedonia e Veriut.