Me marrjen e kontrollit dhe pushtetit në Afganistan, talebanët kanë filluar të imponojnë rregullat e tyre të sjelljes dhe jetës së përditshme. Veçanërisht në “shënjestër” kanë qenë gratë, të cilave sipas mediave ndërkombëtare, do iu mohohen edhe më shumë të drejta.
Talebanët morën nën kontroll edhe televizionet, duke “zhdukur” kështu gratë në transmetime. Por mesa duket është vërejtur një lloj sjellje e moderuar ndaj grave, ku një zëdhënës i talebanëve ka dhënë një intervistë me një spikere lajmesh në televizionin privat afgan. Sipas disave, kjo është një shenjë e një qëndrimi pak më të zbutur ndaj grave.
Kujtojmë se nën regjimin e mëparshëm taleban të Afganistanit në vitet 1996-2001, gratë rrallë lejoheshin të dilni jashtë shtëpisë.Pak më parë Enamullah Samangani, një anëtar i Komisionit Kulturor të talebanëve, tha se nën një administratë të re talebane, gratë mund të shërbenin edhe në qeveri.
“Emirati Islamik nuk dëshiron që gratë të jenë viktima.Ato duhet të jenë në strukturën qeveritare sipas ligjit të Sheriatit”- tha ndër të tjera Samangani.