Policia e Lushnjës ka goditur një grup kriminal në fushën e narkotikëve, duke vënë në pranga 4 persona.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë operacionit “Mërtishi” u arrestuan shtetasit; Ligor Mihali, Julian Mihali, Ermal Mihali dhe Edi Dhori.
Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa, 800.00 lekë të rinj dhe automjeti tip furgon me të cilën autorët shpërndanin lëndën narkotike.
“Këta shtetas u kapën në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në fshatin Mërtish, në banesën e shtetasit L. M., me një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 800.000 lekë të rinj të cilat dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë dhe automjeti tip furgon me të cilin dyshohet se këta shtetas kryenin transportin e lëndës narkotike”, njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.