Pesë viktima janë shënuar në aeroportin e Kabulit në Afganistan. Bilanci sa vjen dhe rëndohet nga të shtënat që nuk dihet kë kanë për autor.
Ndërkohë mijëra afganë po përpiqen të marrin një avion i cili do i largonte nga Kabuli që është tashmë në kontrollin e talebanëve.
Ata i frikësohen regjimit të ri islamik që pritet të instalohet në vend. Qeveria e Ghanit ka rënë dhe gjithë Afganistani është në kaos, pa drejtim.