Ditët e nxehta dhe të thata në të njëjtën vlerë prej fillimit të gushtit mesatarisht në 39 gradë,në Kukës kanë shkaktuar jo vetëm zjarre por edhe thatësire në bazenin më të madh ujembledhës në vend.
Liqeni i Fierzës, po shkon cdo ditë po shkon drejt zbrazjes së plotë. Niveli i ujit vetëm javen e fundit ka rënë më shume se 40 cm në ditë. Niveli në liqen ka arritur në rreth 270 metër nga 296.5 e kuotës maksimale.
Kjo rënie ka sjellur edhe daljen e bazamenteve të dy urave mbi Drinin e Zi ndërsa bazeni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij.Këto të dhëna tregojnë së situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të Drinit janë shumë te pakta ndërsa rreziku për rënie në nivele kritike ekziston, për shkak të parashikimeve për motin e nxehtë dhe temperaturat e larta që do të shoqërojne javët e fundit të muajit gusht.