Prapaskena

Vazhdon çmenduria e ARRSH-së me Kardhiq-Delvinë: 1.5 mln euro për rrugën lidhëse 1 km të Fushë Bardhës

Publikuar: 15/08/2021

Evis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, po vijon bëmat e Ergys Verdhos. Pas çmendurisë të Verdhos, që para se të largohej nga ARRSH, rriti artificialisht koston e rrugës Kardhiq-Delvinë me të paktën 20 %, Berberi po mundohet të “nxjerrë ndonjë lekë”.

Ai ka sajuar një projekt, që në fakt nuk i takon ARRSH-së dhe ka akorduar plot 1.5 milionë euro për të ndërtuar rrugën lidhëse të Fushë Bardhës, në Gjirokastër. Një segment tërësisht lokal, nga projektet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit apo të pushtetit lokal. Por, jo për Berberin, i cili duke i pasur “duart e lidhura” për kostot shtesë të kësaj rruge, ka projektuar këtë rrugë.

BoldNews.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi të hapur nga Evis Berberi. Objekti i kontratës është “ndërtimi i rrugës së Fushë Bardhës, lidhja me rrugën Kardhiq-Delvinë”. Bëhet fjalë për punime për një rrugë dytësore, lidhëse. Fondi për këtë tender është 164 milionë lekë të rinj, me TVSH rreth 1.5 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës është 7 muaj e 10 ditë.

Në dokumentet shoqëruese janë edhe se çfarë do të bëhet. Sipas tyre, do të bëhen punime gërmimi në tokë, në trupin e rrugës, në rrugë dytësore. Do të bëjnë punime për ndërtimin e ndriçimit në rrugë, punime topogjeodezike si dhe barriera dhe mbrojtja rrugore. Si dhe vendosje guardrail. Pra, punime për ndërtimin e një rruge fshati.

Sipas informacioneve të BoldNews.al, segmenti që po prokurohet është vetëm 1 km i gjatë. Madje, do të kalojë në një rrugë me kalldrëm të ndërtuar. Vlera tepër e lartë e prokuruar duket se do të jetë e destinuar për firmën që po kryen punimet e atij loti nga do të kalojë degëzimi për në Fushë Bardhë.

Disa javë më parë, Bold.Neës.al publikoi një investigim që nxori zbuluar ish-kreun e ARRSH-së Ergys Verdhon, që për 1 muaj akordoi plot 15 milionë euro shtesë për firmat që po ndërtojnë Kardhiq-Delvinë. Mori shtesë kontrate kompania “AGBES CONSTRUKSION” që do të fusë në arkat e saj edhe plot 467,074,582 lekë, që po ndërton lotin 6. Ndërkohë, për lotin 5 përfituesi është kompania “ALB – STAR” që do të shtojë në arkat e saj 332.517.287 lekë. Për lotin 4 është shtuar kontrata me 20 % për “COBIAL & GJOKA KONSTRUKSION” dhe do të përfitojë 465.122.013 lekë.



Më të lexuarat