Prapaskena

Talebanët rehatohen në zyrën e presidentit të Afganistanit, që u arratis në Taxhikistan

Publikuar: 15/08/2021

Talebanët tashmë kanë marrë presidencën e Afghanistanit, duke e detyruar presidentin e vendit Ashraf Ghani, të largohet për në Taxhikistan.

Sipas gazetarit afgan, Bilal Sarwary i cili ka folur me dy afganë të përfshirë direkt në negociata, thuhet se pjesë e marrëveshjes ishte që edhe vetë presidenti Ghani të bashkohej me cermoninë e kalimit të pushtetit në mënyrë paqësore ashtu siç kërkuan talebanët, por ai zgjodhi që së bashku me ndihmësit e tij të largohen nga vendi.

“Punonjësit e pallatit thuhet se u thanë të largoheshin dhe pallati ishte bosh”, ndërsa talebanët më vonë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se e kishin marrë atë nën kontroll.

Ndërkaq, në ‘Twitter’ sapo është publikuar fotografia ku shihen talebanët të jenë ulur dhe rehatuar në zyrën e presidentit të vendit Ashraf Ghani.



Më të lexuarat