Kreu i Nato-s, Jens Stoltenberg ka treguar se ka folur sot me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe ministrat e Jashtëm të tre vendeve, Kanada, Danimarkë dhe Hollandë, për situatën në Afganistan.
Me anë të një njoftimi në Tëitter, Stoltenberg thotë se vendet e NATO-s po ndihmojnë që të mbahet hapur aeroporti në Kabul, për të mundësuar evakuimin e atyre që kanë nevojë të largohen nga vendi.
“Kam folur me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Danimarkës dhe Holandës për situatën në Afganistan. NATO po ndihmon që ta mbajë të hapur aeroportin e Kabulit që të mundësojë dhe koordinojë avakuimin”.