Prapaskena

Vijon zjarri në malin e Tërbunit, sot në terren dhe 100 forca të ushtrisë, ndërhyrje dhe nga ajri

Publikuar: 14/08/2021

Pukë, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin e Tërbunit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 20 hektarësh me pisha dhe ahe.

Gazetari Armir Mehaj raportoi për “BalkanWeb” se të angazhuar në operacion për shuarjen e flakëve janë forcat zjarrfikëse, punonjës të pyjores dhe shërbimet publike.

Në ndihmë sot kanë mbërritur dhe 100 forca të ushtrisë. Dy helikopterë pritet të vijojnë dhe sot fluturime për hedhjen e ujit. Zjarri në malin e Tërbunit, dyshohet se u shkaktua qëllimisht.



Më të lexuarat