Talebanët kanë arritur të marrin nën kontroll Asadabad, kryeqytetin e Provincës Kunar si dhe disa qytete të tjera.
Në fakt, në vetëm 8 ditë talebanët kanë arritur të marrin nën kontroll 20 nga 34 provincat afgane, edhe pse më të pakët në numër krahasuar me Forcat Afgane të Sigurisë që janë rreth 170 mijë apo trefish më tepër.
Por gjatë ditës së sotme, talebanët kanë arritur të sekuestrojnë disa helikopterë të lënë pas nga ushtria amerikane. Helikopterët janë luftarakë të modeleve UH-60 Blackhawk dhe dy Mi-17 që ndodheshin në aeroportin e Kandaharit.