Prapaskena

Gerard Pique bën gjestin e madh, Rei Manaj bën realitet ëndrrën e madhe. Barcelona del me deklaratë zyrtare

Publikuar: 14/08/2021

Barcelona ka gjetur një zgjidhje për të regjistruar në ekipin e parë afrimet e verës, Memphis Depay dhe Eric Garcia, si dhe të kalojë në ekipin e parë Rey Manajn. Klubi katalanas ka dalë me deklaratë dhe zbulon se gjithçka u zgjidh pas arritjes së marrëveshjes me Gerard Pique, i cili ka ulur ndjeshëm rrogën.

Barcelona është në bisedime për të bërë të njëjtën gjë edhe me dy kapitenët e tjerë të skuadrës, Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Barcelona luan nesër prej orës 20:00 ndeshjen e parë të kampionatit kundër Real Sociedad dhe për trajnerin Ronald Koeman grupi do të jetë më i plotë me regjistrimin e blerjeve të verës.

Nga krahu tjetër, me këtë zyrtarizim mund të themi se Rei Manaj do të jetë përfundimisht si lojtari i Barcelonës. Katalanasit tregojnë qartësisht projektin e tyre me sulmuesin shqiptar që nuk do të shitet në verë.



Më të lexuarat