Prapaskena

E rëndë në Krujë/ 25-vjeçari bie nga kati i tretë i banesës, humb jetën rrugës për në spital

Publikuar: 14/08/2021

KRUJË
Një i ri ka humbur jetën në rrethana tragjike në Krujë. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë.

Policia deklaron se 25-vjeçari me iniciale K.Ç. dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Më të lexuarat