Prapaskena

Çfarë fsheh policia e Sarandës/ Si e klasifikoi plagosjen mbrëmë në hotel brenda pak minutash ‘nga pakujdesia’

Publikuar: 14/08/2021

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në një komplekset e njohura hoteliere në Ksamil, ku Taulant Beqiri nga Këlcyra u plagos me armë zjarri në njërën nga dhomat e hotelit me armë zjarri nga shtetasi Edison Vyzaj nga Shkodra.

Edhe pse në fillim u përfol si një sherr midis pushuesve, ajo që habiti ishte komunikata paraprake e policisë e cila jashtë çdo linje të informatave të tilla e klasifikoi plagosjen si ‘nga pakujdesia’.

 

Si doli në pak minuta policia e Sarandës në konkluzionin se ngjarja kishte ndodhur nga pakujdesia, sigurisht këtë mund ta thonë blutë e këtij qyteti.

Ndërkohë që sipas investigimeve të para rezulton se autori i plagosjes Edison Vyzaj, është dënuar dy herë në Itali për grabitje dhe pjesë e një bande që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Informacioni paraprak i policisë së Sarandës

Ksamil, Sarandë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjecar.

Identifikohet dhe arrestohet autori i plagosjes.

Arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra për plagosje nga pakujdesia.

Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45,  në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe  dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

 



Më të lexuarat