Nuk kanë të ndalur vatrat e zjarrit në vendin tonë në këto ditë të nxehta gushti. Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në zonën e quajtur Gizë në afërsi të fshatit Borizanë të Fushë Krujës, duke rrezikuar rreth 20 banesa.
Zjarri po përhapet me shpejtësi duke djegur shkurre e ferra dhe pemë frutore. Zjarrfikësja e Krujes e ka tepër të vështire ti vërë flakët nën kontroll pasi janë mbi 5 vatra zjarri.
I favorizuar nga era zjarri rrezikon një lagje që ka rreth 20 banesa. Momentalisht janë djegur dhe një pjesë e kabujve të linjës elektrike. Zjarrfikësja aktualisht është futur mes lagjes për të evituar djegien e banesave.