Prapaskena

Plagosja e çiftit Paluca në Kamëz për hakmarrje, mbërrin në banesën e të lënduarve shefi i sektorit të vrasjeve

Publikuar: 08/08/2021

Gilbert Hoxha, shef i sektorit të vrasjeve në DVP Tiranë, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të diele te banesa e çiftit Paluca.

Mbrëmjen e djeshme, një person, emrin e të cilit policia nuk e ka bërë me dije ende, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Preng Paluca, rreth 50 vjeç dhe bashkëshortes se tij shtetases Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se shënjestra e atentatit që dyshohet të jetë bërë për hakmarrje ka qenë Preng Paluca, i cili është në gjendje të rëndë, ndërsa bashkeshortja është plagosur rastësisht dhe është jashtë rrezikut për jetën.



Më të lexuarat