Arma me të cilën ka qëlluar autori çiftin Preng e Antoneta Paluca dyshohet të ketë qenë me silensiator pasi nuk është dëgjuar zhurma.
Antoneta Paluca ka marrë një plumb në këmbën e majtë, dhe gjendja e saj ndodhet e stabilizuar pa probleme serioze. Ndërsa Prenga ka marrë një plumb në brinjë që i ka depërtuar në trup.
Ai i është nënshtruar operacionit dhe momentalisht ndodhet në gjendje të stabilizuar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Banesa e çiftit është e pajisur me të paktën 4 kamera siguria për të cilat besohet të kenë fiksuar momentin e atentatit, ndërsa do të ndihmojnë punën e policisë në zbardhjen e ngjarjes.
Pavarësisht se policia është e rezervuar në dhënien e informacioneve, mësohet se nga dëshmitë e familjarëve dhe të çiftit, ka arritur të ndërtojë edhe pistat ku po shtrin hetimet, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes.