Prapaskena

Del përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Besim Hajdarmataj, prokurori që përgjoi socialistët në Dibër dhe ia dorëzoi përgjimet Bashës! KPA: Shkeli rëndë besimin e publikut te drejtësia

Publikuar: 04/08/2021

Dalja përfundimtare nga sistemi i drejtësisë. Ky është fundi i karrierës së prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj. KPA vendosi sot pranimin e kërkesës së ndërkombëtarëve dhe Komisionerit Publik duke zhbërë kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasivitet në hetimin e çështjeve sensitive si ato të drogës, sjellje gjyqësore jo të dënje, pasuri jo të justifikuar, mangësi profesionale, cenim i besimit te publikut te sistemi i drejtësisë. Këto ishin disa nga argumentimet nga trupi gjykues.

Sa i përket pasurisë pasurisë Kolegji vendosi se ka mungesë burime financiare të ligjshme. Kolegji konstatoi se shumica monetare si një pasuri gjendje cash kalon limitimin 1.5 milionë për tu mbajtur si e tillë. Sipas KPA Hajdarmataj ka treguar minimalisht mangësi të theksuara të njohjes së ligjit për zbardhje të ngjarjeve dhe vënien para drejtësisë të të akuzuarve. Mangësitë janë serioze. Kolegji vlerëson se subjekti ka defekte serioze në drejtim të cilësive në përputhje me statusin e gjyqtarit në Republikën e Shqipërisë. Kolegji konstatoi se në një procedim penal Hajdarmataj ka vendosur shpalljen e moskompetencës duke shmangur nga vlerësimi disiplinor prokuroren e çështjes. Edhe këtu janë konstatuar shkelje.

Prokurori Hajdarmataj është i njohur për faktin se ka përgjuar socialistët në Dibër me porosi të Berishës dhe pastaj ia dorëzoi kasetën me të gjithë përgjimet lidershipit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe disa gazetarëve të opozitës, përgjime të cilët më pas përfunduan në BILD.Trupa e sotme gjykuese u kryesua nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon.

Në seancën e zhvilluar më 16 korrik në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, kur u shpalosën konkluzionet Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë. Sa i përket pasurinë prokurori Hajdarmataj u akuzua se ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe nuk e justifikon atë.

Ndërkohë që për integritetin dhe formimin profesional Komisioneri Publik theksoi se në pesë çështje të verifikuara, ku në disa raste Hajdarmataj ka qenë në rolin e prokurorit dhe në raste të tjera është vlerësuar në cilësinë e drejtuesit, paraqitën mangësi profesionale. Të gjithë këto shkelje sipas tij bëjnë që të jetë i pamundur konfirmimi në detyrë të Hajdarmatajt. Konstatimet e Komisionerit u mbështetën edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs gjatë seancës së 8 korrikut, i cili e konsideroi të turpshme moskryerjen e hetimeve për tonelata drogë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj.

Besim Hajdarmataj ka kaluar me sukses në shkallën e parë të vettingut, pa asnjë kontestim, në të treja shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionalen dhe pastërti figure. Mirëpo, pavarësisht rezultateve në KPK, ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i rekomandoi Institucionit të Komisionerit Publik, ankimin. Brenda afatit ligjor IKP ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke konkluduar se konfirmimi i Hajramatajt është i cenueshëm dhe përmban shkaqe të mjaftueshme për kontroll edhe në apel.

Besim Hajdarmataj u konfirmua në detyrë më 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia dhe u referua për procedim disiplinor për një hetim të mbyllur të vitit 2010. Me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, vendimi u ankimua në Kolegj. Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.



Më të lexuarat