Prapaskena

VIDEO/ Pamjet e frikshme, zjarret si në ‘ferr’ në Turqi, shkon në 4 numri i viktimave! Ndërhyn Rusia, gati për ndihmë edhe Greqia dhe Azerbajxhani

Publikuar: 30/07/2021

Ka shkuar në katër numri i viktimave në Turqi si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë goditur zonat pyjore në jug të vendit, në 8 rajone. Mediet turke raportojnë se dhjetëra fshatra janë evakuuar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat prestigjioze ndërkombëtare më shumë se 4,000 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë, janë vënë në gatishmëri dhe po luftojnë me flakët, që sicc mund të shihen në pamje duken si një ferr i vërtetë.

Zjarret kanë përfshirë zonat si Manavgat, Alanya, Adana, Mersin, Bodrum dhe Marmaris, ndërkohë që aeroplanë rusë të zjarrfikësve kanë mbërritur dhe janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret.

Edhe Greqia dhe Azerbajxhani kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar.



Më të lexuarat