Prapaskena

Rama ‘krihet’ me Vuçiçin dhe Zaev, shqiptarët në radhë kilometrike në Muriqan, vetëm 1 sportel në pikën doganore

Publikuar: 30/07/2021

Kryeministri Edi Rama ka dy ditë që shfaqet në një forum ‘Ballkani i Hapur’ me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, së bashku me 250 kompani nga rajoni. Edhe një herë u fol për bashkëpunim, nisma rajonale, lehtësim lëvizje dhe zhdukje hallesh.

Disa orë pasi Edi Rama mbajti fjalim e radhës në Shkup, duke përsëritur retorikën, batutat dhe gënjeshtrat e radhës, mëngjesin e sotëm, qindra drejtues mjetesh mallkonin në makinat e tyre në pikën doganore të Muriqanit.

Që në orën 7 të mëngjesit radha e makinave në pikën doganore, për të shkuar në Mal të Zi, ishte kilometrike. Shkak i radhës është papërgjegjshmëria e autoriteteve, pasi në pikën doganore shërbente vetëm një sportel.

Në pikun e sezonit veror, punonte vetëm një sportel, duke shkatuar radhë të gjatë dhe për pasojë pritje dhe stres.

Shqiptarët nuk duan nisma madhore, forume pompoze, takime me fjalime historike etj. Shqiptarët kërkojnë një politikë drejtuese të përgjegjshme që të zgjidhë problemet e përditshme dhe konkrete.



Më të lexuarat