Çështja e trajtimit të mbetjeve është shndërruar në një problematikë serioze për shumë qytete të Shqipërisë.
Në adresën e redaksisë së Panorama.al qytetarë të shumtë kanë dërguar video, të djegies së mbeturinave afër zonave të banuara.
Sipas qytetarëve, video është xhiruar në zonën e Sheqit në Fier, ku sipas dëshmisë së tyre kjo situatë ka ndodhur prej dy ditësh.
“Shikoni katastrofën natyrore që po shkakton nga Bashkia e Fierit. Djegin plehrat në mes te qytetit! Ka dy dite qe djegin plehrat! Aktualisht vazhdon djegia”, thuhet në mesazhet e denoncimeve.