Prapaskena

Video/ Përgjaket Bypassi i Fierit, 19 vjeçarja me Benz humb kontrollin, ndërron jetë rrugës për në spital

Publikuar: 28/07/2021

Një vajzë e re 19 vjeçe ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Fier. Mësohet se e reja nga Tirana, ka qenë duke udhëtuar në Bypassin e Fierit me makinën e saj Mercedes Benz kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

19 vjeçaja e identifikuar vetëm me inicialet Xh.M është dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur dhe një 21 vjeçar, i identifikuar me inicialet S.Xh, i cili ishte pasagjer në mjet.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.



Më të lexuarat