Ata janë padyshim çifti i verës 2021, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk fshihen më. Ata vendosën t’i japin fund thashethemeve duke publikuar një foto me puthje pasionante në Instagram.
Pas Saint Tropez çifti shkoi në Itali. Dorë për dore, ata shëtitën mes njerëzve në Capri, një ishull mjaft të dashur për JLo. Ylli i popit dhe aktori u pritën me duartrokitje, selfie dhe shumë ngrohtësi. Çifti mbërriti në ishull me një jaht super luksoz, prej 85 metrash, dhe më pas bëri një shëtitje nëpër rrugët dhe dyqanet e qendrës, përfshirë sheshin e vogël. Pas 19 vjetësh ata u ribashkuan. Lopez në një intervistë u shpreh se:
“Jam jashtëzakonisht e lumtur, është koha më e mirë e jetës sime. Arrita në një pikë që jam mirë me veten time dhe e kuptova që kur të arrini këtë hap, atëherë ju ndodhin gjëra të jashtëzakonshme që nuk do t’i kishit imagjinuar kurrë ”
View this post on Instagram