Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Klos, por që bëhet me dije vetëm mëngjesin e sotëm, shkruan newsbomb.al. Kryefamiljari i identifikuar si Ylber Elezi, ka ndërruar jetë dhe të dyshuara janë gruaja dhe vajza e tij.
Policia bën me diej se ata janë njoftuar në orët e vona për ngjarje dhe kur kanë shkuar në shtëpinë e familjes Elezi, në fshatin Gurrë e Vogël , por nuk janë të futen brenda nga gruaja dhe vajza e viktimës.
Pas disa tentativave, sherbimet e Policisë janë futur me forcë në shtëpi dhe kanë gjetur të vdekur, me shenja dhune në trup shtetasin Ylber Elezi, 48 vjeç, shkruan newsbomb.al. Menjëherë ata kanë bërë shoqërimin në polici të gruas M.Elezi dhe vajzës A.Elezi.
Ka dyshime se nënë e bijë, pas një sherri të çastit kanë qëlluar për vdekje kryefamiljarin. Edhe fqinjët kanë tentuar të futen në shtëpi pasi kanë dëgjuar zhurma dhe të bërtitura, por nuk janë lejuar nga dy shtetaset e shoqëruara në Polici.