Prapaskena

Skema 3D/ Momenti kur autobusi rrokulliset, si ndodhi aksidenti tragjik në Kroaci

Publikuar: 25/07/2021

Mediumi kroat Dnevik.hr ka rikonstruktuar aksidentin e autobusit kosovar, i cili u rrokullis në Slavonski Brod në Kroaci, duke iu marrë jetën 10 personave e plagosur dhjetëra të tjerë.

Ndërtimi i aksidentit në skemën 3D është bërë me ndihmën e informacioneve pas një hetimi policor.

Bazuar në këtë ilustrim, autobusi i pasagjerëve u rrokullis, pasi kishte kaluar në zonën me bar.

Sipas informacioneve të vërtetuara, shoferi i autobusit po lëvizte në korsinë jugore në drejtim të Lipovacit, në kilometrin e 211-të, kur humbi drejtimin dhe doli nga rruga.

KLIKONI KETU PER VIDEON

10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë kanë pësuar lëndime pas përplasjes së autobusit në Kroaci.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.



Më të lexuarat