Prapaskena

Sabri Fejzullahu rrëqeth pas aksidentit tragjik: Zemra gjak po më pikon, loti për ju nuk ndalet

Publikuar: 25/07/2021

10 persona kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë.

Në mesin e të vdekurve është edhe një prej shoferëve të autobusit, i cili në momentin e aksidentit nuk ishte ne timon.

Lidhur me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe Sabri Fejzullahu, i cili ka ndarë dhimbjen me familjarët e viktimave.

“Zemra gjak po më pikon për ju. Eh sa shumë e doni tokën e bekume të Kosovës. Ju bekoftë perëndija. Loti për ju nuk ndalet o buka e jonë”, ka shkruar këngëtari.



Më të lexuarat