Naser Sylmetaj, është shoferi që mbeti i vdekur në aksidentin tragjik të ndodhur në Kroaci ditën e sotme, ku humbën jetën edhe 9 pasagjerë të tjerë dhe mbetën të plagosur 45 persona.
Mësohet se shoferi Sylmetaj kishte drejtuar autobusin deri gjysmë ore para se të ndodhte aksidenti dhe pasi pushuan në një bar-kafe, drejtimin e mori një tjetër shofer, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Ky i fundit, dyshohet se ka qenë i përgjumur në timon dhe ka humbur kontrollin, duke bërë që autobuzi me 60 pasagjerë nga Kosova të dalë jashtë autostradës.
Lajmin e ka bërë të ditur nipi i viktimës, Besnik Shuti nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’.
Kujtojmë, se aksidenti i rëndë u regjistrua në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit.