Prapaskena

Njihuni me biznesmenin e kokainës Eduart Dauti, në çdo rrugë me banane nga Ekuadori i fusin ‘gabimisht’ drogë. Kush fshihet pas tij?

Publikuar: 24/07/2021

Policia dhe SPAK kontrolluan edhe një herë dje në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” të biznesmenit Eduart Dauti, e cila trafikon kokainë të kamufluar me banane nga Ekuadori, Kolumbia dhe Meksika. Edhe këtë herë gjetën ‘rastësisht’ 6.5 kilogram kokainë. Më 13 korrik, në kontejnerët e kësaj kompanie u kapën edhe 12 kg kokainë.

Në shtator të 2019, 4 kontejnerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit. Kompania që kishte porositur bananet me kontenierët ku ishin fshehur 137 kg kokainë ishte pikërisht “Alba Exotic Fruit” e Eduart Dautit.

Eduart Dauti doli edhe në televizion, duke deklaruar se nuk kishte lidhje me drogën. Sipas tij, drogën e kanë futur të tjerët fshehurazi në bananet e tij. Dauti tashmë ka marrë damkën si biznesmeni i drogës, por çështja nuk është kaq e thjeshtë.

Në asnjë rast, policia dhe prokuroria nuk i kanë shkuar deri në fund linjës së drogës, për të parë se kush janë kokat e trafikut. Policia ka kapur vetëm korrierët që kanë marrë ngarkesat në kontejner, duke mos i ndjekur në fshehtësi se ku përfundon kokaina, siç ndodh në vendet Evropiane.

Së dyti, edhe pse është kapur në mënyrë të përsëritur duke trafikut kokakinë, Eduart Dauti i ka shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia. Edhe më skandaloz është fakti, se kompanie e drogës në pronësi të Dautit vijon aktivitetin e eksportit të ‘bananeve’. Këto fakte krijojnë dyshime të forta se pas Dautit fshihen persona me pushtet të madh politik dhe ekonomik.



Më të lexuarat