Prapaskena

Veriu i Kosovës po mbipopullohet me serbë, cilët janë politikanët shqiptarë që kanë bërë marrëveshje të fshehtë me Vuçiç

Publikuar: 23/07/2021

Veriu i Kosovës po vazhdon të mbipopullohet nga serbë, të cilët janë të paguar nga qeveria serbe për të jetuar në Kosovë. Botasot shkruan se ky lloj projekti ka nisur në vitin 2015, ku janë ndërtuar rreth 300 shtëpi. Projekti quhet “Lugina e Diellit”, dhe synon që në veri të Kosovës të jetojnë sa më shumë persona serb.

Ndërkohë që ish-zëvëndësministri Punëve të Brendshmë në Kosovë, Hajrullah Tërnava, e cilësoi këtë projekt si një ‘patate e nxehtë’ e Qeverisë Kurti. Ai gjithashtu ka thënë se ky lloj projekti është një plan i përgatitur nga ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Ky fakt flet mjaftueshëm për planin e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, që ishte akorduar për opsionin e shkëmbimit të territoreve ndarjes së Kosovës, që si argument do të përdorej edhe përbërja etnike e popullsisë, që në këtë rast i bije shumica serbe e popullzuar dhe me projekt të mirë menduar”, shprehet Tërnava.

Ai më tej, foli edhe për qeveritë e kaluara të Kosovës, ku tha se asnjënjëra nga ato nuk kanë qënë të interesuara për sovranitetin e plotë të Kosovës, edhe pse liderët e qeverive të mëparshme kanë deklaruar se Veriu i Kosovës është i pandalshëm.

“Mirëpo secili prej tyre posa vinin në pushtet e bënin të kundërtën, dhe as që e vizitonin ndonjëherë atë pjesë, edhe pse andej bëheshin kontrabandime të ndryshme kriminale si pjesë të pakontrolluara të një territori, e që kjo dukuri për këtë territor edhe sot vërehet se po vazhdon dhe nuk kontrollohet në tërësi, si pasojë e së kaluarës së pa interesuar nga institucionet tona të shtetit. Në atë territor jashtë kontrollit të plotë të shtetit të Kosovës janë forcuar dhe po zhvillohen rrjete te fuqishme të kondrabandimit të llojllojshëm nga grupe të ndryshme të krimit nga Serbia, e që kanë lidhje me ta edhe grupe kriminale nga Kosova, e besa edhe ish pushtetar të ndryshëm që janë përfolur në të kaluarën.

Kjo situatë është kështu, sepse shumë pushtetarëve në qeverisjet e kaluara iu interesonte vetëm si me pas “tallin” e tyre në ato biznese të jashtëligjshme, të pakontrolluara nga shteti, se për atë pjesë të veriut as nuk u interesohej askush, prandaj Serbia, me politikat e veta arriti që të ketë ndikim te politikanët kosovar të asaj kohe dhe me kërcënime që iu bënte dhe premtimet e herëpashershme që ju bënin atyre, ata i dinë shkaqet e atyre kërcënimeve, ata arritën qëllimin e tyre”, shton tutje eksperti i sigurisë.

Tërnava në fjalën e tij gjithashtu akuzoi edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, se është angazhuar në këtë projekt në veri të Kosovës.

“Në këtë projekt të mbrapsht kundër Kosovës në favor të Serbisë ishte me tërë qenien e tij edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe politikanë e atyre kohërave që u pajtuan që pjesën e Veriut të ja japin Serbisë, si kusht për njohje reciproke, dhe duke e pas pëlqimin e udhëheqësve të Kosovës të atyre kohërave.

Serbia nisi të ndërtoj nëpër territorin e veriut të Kosovës ndërtesa disakatëshe me qindra banesa për tua bërë me dije serbëve se ajo pjesë është e tyre sepse mos të ishte ashtu nuk do i bënin gjithë ato investime në ato përmasa të mëdha, prandaj këta politikanët e atyre pushteteve që ishin aso kohe, deri në shkurtin e këtij viti, me pasivitetin e tyre dhe kurrë pa i kontrolluar e kurrë pa e pasur ndikimin e qeverisjes në atë pjesë, lejuan të ndërtohen në heshtje ato ndërtime, pra nga të tri qeveritë̈ e kaluara të shtetit të Kosovës, koalicionet PDK- AKR me minoritetet, LDK-PDK- dhe e fundit PDK-AAK, duke mos provuar të reagojnë dhe ta ndalojnë asnjëherë projektin serb për kolonizimin e Veriut të Kosovës, rajonit të Mitrovicës së Veriut”, thekson ai.

Në fund të fjalës së tij Tërnava tha se ky lloj projekti për të uzurpuar veriun e Kosovës po financohet nga qeveria serbe dhe Kisha Ortodokse Serbe.

“Qeveria Kurti tani duhet të bëjë çmos dhe të kërkoj përgjegjësi politike dhe ligjore nga ish qeveritarët e kaluar të cilët kanë dështuar plotësisht në parandalimin e ndërtimit të projektit të tillë i cili është menduar dhe dizajnuar nga Serbia me qëllim të krijimit të parakushteve faktike për ndarje duke e shtrirë atje pushtetin e plotë të Serbisë, në këtë pjesë të territorit të Kosovës, dhe për ta nxjerr atë në tavolinë të bisedimeve si akt të kryer, aktin e ndarjes, që është qëllimi kryesor i Serbisë edhe me formulën e deklarimeve për kompromis.

Detyre e kësaj Qeverisje mbetet që gjithsesi të bëjë aktivitete të shpeshta si i ka hije një qeverie në pushtet, që ti vizitojë ato komuna si pjesë të Kosovës, dhe ta bëjë mbikëqyrjen e komunave për punën që janë kah e bëjnë në ato pjesë të veriut, sepse pa një përafrim dhe mbikëqyrje të atyre komunave nuk ka integrim dhe sigurim të tërësisë territoriale. Qytetarëve të veriut duhet të ju ofrohen institucionet e shtetit dhe të ju tregojnë se edhe ato komuna janë pjesë e pa ndashme e Kosovës dhe për punët e tyre duhet të ju japin llogari institucioneve të Kosovës”, përfundon Hajrullah Tërnava.



Më të lexuarat