Prapaskena

Video/ Me gjysmë milion euro të fshehur në “BMW”, arrestohet 56-vjeçari në Muriqan

Publikuar: 23/07/2021

Autoritetet kufitare të Muriqanit kanë zbuluar një sasi të madhe parash, rreth gjysmë milion euro, e fshehur në automjetin e një shtetasi shqiptar banues në Itali.

Drejtues i mjetit tip Benz, një 56-vjeçar banues në Ankona dhe me inicialet R.R , u arrestua në flagrancë.

I arrestuari po tentonte të kalonte në mënyrë ilegale në Shqipëri sasinë e parave, sipas informacioneve të marra më parë në rrugë operative.

Ndërkohë që shuma e parave, ekzaktësisht 494 785 euro, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i arrestuari akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.



Më të lexuarat