Prapaskena

Eli Fara 65 udhëtime me dashnorin Fatmir Mediu në SHBA-BE ma paratë publike, ‘bandilli’ e bëri drejtoreshë për ngrohjen globale, i dha 500 mijë euro vajzës së saj

Publikuar: 23/07/2021

Ka pushtuar rrjetet sociale dhe portalet një lajm i raportuar nga ‘Pamfleti’ për një skandal të përmasave të frikshme me protagonist Fatmir Mediun, aktualisht i pandehur për Gërdecin. Kur ishte ministër i Mbrojtjes dhe më pas ministër i Mjedisit, Mediu ka bërë 65 udhëtime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian me dashnoren e tij, këngëtaren Eli Fara, me paratë publike. Mediu e kishte marrë edhe në punë në ministri, Eli Farën, dhe jo punë dosido, por drejtoreshë për ngrohjen globale.

Që Fatmir Mediu është në një raport intim prej vitesh me Eli Farën, kjo dihet botërisht, por kjo është jeta e tyre private, le të bëjnë ç’të duan, edhe orgji madje. Interes publiku konsiston kur Mediu si ministër, përdor funksionin publik dhe paratë tona, për të shitur nga Evropa në SHBA bashkë me dashnoren e tij Eli Fara, si dhe punësimin e saj si drejtoreshë për ngrohjen globale.

Çifti i dashnorëve bënte letra sikur po shkonin për punë në SHBA dhe BE, por në fakt shkonin në vende ekzotike dhe shijonin hotelet më luksoze.

Në çdo ministri ku Sali Berisha çonte Fatmir Mediun për ta drejtuar, Mediu merrte me vetë edhe Eli Farën, duke e vendosur në poste kyçe, pa asnjë kualifikim. Çfarë lidhje ka Eli Fara me ngrohjen globale?

Jo vetëm kaq. Por, Mediu ka dendur edhe me dieta dhe projekte Eli Farën, e cila nuk shkonte asnjë ditë në punë, vetëm kur e merrte malli Mediun. Ky i fundit i ka dhënë edhe një projekt vajzës së Eli Farës me vlerë 500 mijë euro, përmes një OJF-je fantazmë. Skandali është fyes, i frikësh dhe i paskrupullt. Masiv dhe përvëlues është edhe reagimi i qytetarëve. Megjithatë, SPAK ende po bën sehir.



Më të lexuarat