Prapaskena

‘Bomba’ e Ngjelës: Ka pushtetarë shqiptarë me 1 miliard euro në bankë dhe 20-30 apartamente

Publikuar: 23/07/2021

Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta për pushtetarët, pasi është shprehur se disa prej tyre kanë pasuri deri në 1 miliard dolarë në banka, ndërsa disa të tjerë kanë nga 20-30 apartamente.

Sipas tij, nëse Shqipëria nuk do të kishte korrupsion nga viti 2000 deri në 2013, Shqipëria do të ishte si Zvicra.

“Dy ekspertë më kanë thënë: “po të mos ishte korrupsioni, që nga viti 2000 deri në vitin 2013, Shqipëria do ishte Zvicër”. Në Shqipëri kanë ikur familjet jashtë se s’kishin të hanin bukë, edhe këta vjedhin miliarda. Shteti do ta ketë shumë të vështirë t’i mbrojë këta që kanë vjedhur.

Ka njerëz që kanë 1 miliard euro në banka, kanë nga 20-30 apartamente. Nuk flas dot se s’di emra por di shembuj. Saliu i shpalli luftë Amerikës me një fishek”, tha Ngjela



Më të lexuarat