Detaje të reja janë zbuluar nga të shtënat me armë në plazhin e Zvërnecit, të shënuara në Vlorë paraditen e sotme.
Raportohet se ka qenë pronari i një plazhi privat, shtetasi Luço Rroko, 42-vjeç, ai i cili ka qëlluar në ajër pas një konflikti me disa persona të tjerë.
42-vjeçari është konfliktuar me fjalë me disa persona të cilët tentuan të kalonin me kuaj në zonën e plazhit ku ai ushtronte aktivitetin e biznesit të tij.
Debati ka agravuar deri në përdorimin e armës nga pronari, i cili pasi ka shtënë në ajër është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me motor.
Fatmirësisht prej të shtënave nuk ka patur asnjë person të lënduar, por ato kanë shkaktuar panik dhe frikë në radhët e turistëve të gjendur në plazhin e Zvërnecit. Policia dhe grupi hetimor po vijon punën për kapjen e autorit dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.