Prapaskena

Kërcënohet gjyqtarja në Tiranë, policia shoqëron autorin 39-vjeçar (Emri)

Publikuar: 22/07/2021

Një gjyqtare është kërcënuar në Tiranë nga një 39-vjeçar.

Mesohet se Policia e Tiranës ka kapur autorin e kërcënimit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, ndërsa nuk dihet ende se kush është gjyqtarja, që ka rënë pre e kërcënimit.

Policia njofton se ka kapur shtetasin Andri Leka, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit”.



Më të lexuarat