Prapaskena

“Dikur parkonte makinën e Bylykbashit”/ Gazetarja i nxjerr “bojën” Gazment Bardhit

Publikuar: 22/07/2021

Gazetarja Ambrozia Meta ka ironozuar Sekretarin e Përgjithëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, për të cilin thotë se dikur i parkonte makinën Oerd Bylykbashit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Bardhi dikur mbante dosjet e me draftet e Reformës, ndërsa sot lëviz me badigardë.

Po ashtu, ajo shkruan se kur Basha të dalë në pension, rrezik PD-në, do ta drejtojë ai.

“Këto ditë, e gjej veten, duke menduar shpesh për Gaz Bardhin. Studenti i Drejtësisë, që dikur parkonte makinën e Oerd Bylykbashit dhe mbante dosjet me draftet e reformës, sot shkon në seli, i shoqëruar me badigardë.

E mendoj,nisur nga shprehja popullore, që gjithmonë ka më keq. Gjasat janë, që kur Lulzim Basha, të jetë 60 – vjeç dhe të dalë në pension opozitar, PD – në do ta drejtojë ai.”-shkruan Ambrozia Meta.



Më të lexuarat