Gjykata e Dibrës ka shtyrë për herë të dytë gjyqin ndaj të akuzuarve të “Dosjes 184”, për shit-blerje të votave në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016, Drini Gjeci e Nuri Meda.
Dy të akuzuarit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa Prokuroria ka dhënë pretencën me 2.5 vite burg. Drini Gjeci e Nuri Meda janë paraqitur në gjykatë rreth orës 13:30, por në seancë nuk morën pjesë avokatët mbrojtës të tyre.
Në mungesë të mbrojtjes gjykata vendosi që seanca e radhës ndaj tyre, të mbahet në datën 8 Shtator, pasi gushti është muaj pushimesh. Kjo është hera e dytë që të akuzuarit shkojnë në sallën e gjyqit, por për herë të dytë avokatët e tyre nuk kanë marrë pjesë.