Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka përcjellë një mesazh të fortë, dy ditë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u demostrua një mbështetje e fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se duhet të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën dhe se historia duhet të na shërbejë si një shkollë nga e cila merren mësime dhe jo si një burg.
“Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të merren mësime – jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën.”-shkruan Yuri Kim.