Tension dhe përplasje gjatë natës në Vlorë. Pronarët e lokaleve në Vlorë janë ngritur në revoltë kundër masave anti-covid të qeverisë.
Ata kanë vendosur kolonën zanore të himnit kombëtar, pas orës 22:00, orari i caktuar nga Komiteti Teknik, për të lejuar muzikën në lokale.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur në Lungomaren e Vlorës me qëllim monitorimin e respektimit të orës policore nga ana e bizneseve.
Disa prej pronarëve të bizneseve kanë refuzuar ta mbyllin aktivitetin e tyre dhe janë përplasur me efektivët.
Policia shoqëron dhe tërheq me forcë për ta futur në furgon administratoren e një restoranti në Lungomare.
Kjo ngjarje ka terrorizuar edhe turistët në atë zonë, por edhe kalimtarët e rastit.
Kjo nismë tregon se bizneset në Vlorë kërkojnë pavarësinë nga masat anticovid që po ju marrin frymën si dhe kërkojnë pavarësinë te ushtrojnë aktivitetin pa kufizime në sezonin veror.
Pronarët e lokaleve në Vlorë janë mbledhur para komisaratit për të kundërshtuar aksionin e policisë gjatë të cilit u shoqërua një pronare e një prej lokaleve në Lungomare.
Në total bashkë me të, janë tre persona të shoqëruar. Ata kërkojnë lirimin e tyre dhe respektimin e të drejtave, duke e cilësuar të paligjshëm aksionin e policisë.