Prapaskena

Patronazhistët mblodhën fshehurazi të dhënat e qytetarëve, PS dhe Edi Rama paditen në SPAK

Publikuar: 19/07/2021

162 qytetarë të Tiranës, të përfaqësuar nga organizata rinore ”guxo” kanë paditur në SPAK Partinë Socialiste për çështjen e patronazhistëve.

Ata pretendojnë se mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të qytetarëve është bërë në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që depozitimi i padisë do të bëhet sot pas mesdite në SPAK.

Çështja e patronazhistëve u zbulua nga mediat përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, ku PS kishte një database me të dhënat e mijëra qytetarëve, dhe preferencat e tyre partiake.

SPAK nisi një hetim paraprak për këtë çështje, ku u kërkua sekuestrimi i serverave të lapsi.al, dhe u morën në pyetje gazetarët, por dosja nuk u trajtua asnjëherë si krim zgjedhor.



Më të lexuarat