Prapaskena

“Hiqet fasha orare për muzikën?”/ Komiteti Teknik i Ekspertëve del në konferencë për mediat në orën 15:00

Publikuar: 19/07/2021

Pas protestës së bizneseve në Lungomare për shtyrjen e fashës orare për lejimin e muzikës, Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të dalë në një konferencë për media rreth orës 15:00 për të sqaruar nëse do të lehtësohen masat. Në një reagim të sotëm, kryeministri Edi Rama bëri me dije se nga data 20 korrik, do të shtyhet fasha orare e muzikës me 60 minuta. Pronarët e bizneseve në Lungomarekanë pezulluar aktivitetin e tyre për 24 orët e ardhshme, pas protestave dhe përplasjeve me Policinë e Shtetit ditën e djeshme për këtë problematikë.

Mbrëmjen e kaluar, u zhvillua një aksion policor pasi bizneset në zonën e Lungomares vendosën himnin kombëtar në sinkron me njëri-tjetrin pasi kishte kaluar ora 22:00. Protesta u pasua me aksionin e policisë që solli katër të shoqëruar, mes tyre edhe një grua. Policia vendosi të lirojë të shoqëruarit rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa ende nuk ka ndryshim vendimi për kërkesat e tyre.



Më të lexuarat