Prapaskena

Reshje të dendura shiu, përmbyten rrugët e Peshkopisë

Publikuar: 18/07/2021

Stuhia ka përfshirë veri-lindjen e vendit. Reshje shiu me intensitet të lartë janë regjistruar në Qarkun e Dibrës në orët e pasdites.

Shiu ka sjellë probleme me qarkullimin për shkak të rrëshqitjes së gurëve në segmentin nga Skopeti deri në Skuraj në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, dhe në aksin Peshkopi-Kala e Dodës.

Mesohet se disa rrugë të qytetit u mbuluan nga uji për shkak të prurjeve nga hyrjet e fshatrave dhe mosfunksionimit të pusetave. Deri tani nuk raportohen përmbytje apo probleme të mëdha. Ndërkohë, reshjet e shiut vijojnë ende me intensitet më të dobësuar.



Më të lexuarat