Prapaskena

Operacioni ‘Shpirti’ / Kërkoi lirimin me arsyetimin se ishte sëmurë, GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ ish-prokurorin e Vlorës, Maksim Sota

Publikuar: 18/07/2021

GJKKO ka rrëzuar kërkesën për lirim të ish-prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, i arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘Shpirti’.

Maksim Sota është lënë nën masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’, masë të cilët Sota e ankimoi për arsye, sipas tij, shëndetësore.

Por, Gjykata nuk e mori parasysh këtë kërkesë të tij, duke e lënë në masën ‘arrest shtëpie’. Ky vendim sipas GJKKO erdhi për shkak se e gjykon të arsyeshme se lirimi i tij mund të përbëjë rrezik për të ndikuar në provat e dëshmitarëve.

Sota akuzohet për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’.

SPAK ndërkohë është duke kryer hetime të mëtejshme për anëtarët e tjerë të grupit.

Operacioni:

Operacioni u ndërmor në orët e para të mëngjesit të 2 korrikut 2021, me ekzekutimin e 28 urdhërndalimeve në 4 shtete: Itali, Shqipëri e Mali i Zi, ndërsa 10 të tjerë ishin arrestuar më parë.

Mes 38 të arrestuarve është dhe prokurori Maksim Sota i lindur në Krutje të Lushnjes por që përfaqësonte akuzën në Vlorë dhe Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ndaj tyre rëndon akuza e “Shpërdorim detyre”

Roli i zyrtareve

Struktura e Posaçme antikorrupsion ka veçuar po ashtu një drejtor dhe tre zyrtarë të lartë policie.

Sipas të dhënave tashmë zyrtare, rolet e zyrtarëve nuk kanë qenë për fshehjen e krimit, por rezulton të jenë organizatorë dhe pronarë të lëndës narkotike. Teksa hetimet kanë përfshirë ngjarje nga viti 2014 deri më sot

“Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë” thuhet në njoftimin e SPAK.

“38 shtetasit shqiptarë akuzohen si pjesëtarë të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjëndje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike” vijon njoftimi i SPAK.

Për zbulimin e rrjetit të organizuar nga zyrtarë të policisë por dhe nga prokurorë ka shërbyer dëshmia e 4 bashkëpunëtorrëve të drejtësisë. Të ndaluar në operacionin “Shefi” dhe Kulmi në vitin 2018 dhe 2020 ata kanë rindërtuar rrjetin po ashtu dhe të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishme.

Akuza ndaj tyre është bërë dhe për pastrim të parave ku janë sekuestruar tashmë apartamente, troje, restorante, njesi tregtare, në total 12 pasuri te paluajteshme, 4 kater shoqeri tregtare bashke me asetet e tyre dhe disa automjete, te cilat arrijne ne vleren e rreth 4 milionë eurove

Kjo është hera e parë kur personat e ndaluar për organizim të trafikut të drogës prekin nivelin e prokurorëve apo drejtuesve të lartë të policisë së shtetit shqiptar.

28 të arrestuarit sot janë si më poshtë:

1-Aleks Memaj

2-Jovan Memaj

3-Aleksandër Neço

4-Shkëlzen Kamberi

5-Benard Tahiraj

6-Marenglen Çaçi

7-Erind Hysomemaj

8-Klajdi Ademi (Hysomemaj)

9-Toni (Elton) Kushi

10-Erion Hoxhara

11-Çezar Gjomemo

12-Saimir Kurti,Drejtor i zyrës së Punës në Bashkinë Kavajë. Akuza per “trafik narkotikesh” “grup i strukturuar”

13-Malton Lleshi

14-Shkëlzen Daci

15-Eltjon Bregasi

16-Paul (Agustin) Deda, shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm. Akuza per “trafik narkotikesh” “grup i strukturuar”

17-Hekuran Marku, shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm. Akuza per “trafik narkotikesh” “grup i strukturuar”

18-Hamid Seferi

19-Leonidha Sejdiaj

20-Ilir Gaga

21-Luan Zylyftari

22-Geri Zylyftari

23-Erlind Zylyftari

24-Artan Zylyftari

25-Artur Krasniqi, “arrest shtëpie”, nga Kavaja, Akuza “Shpërdorim detyre”.

26-Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në drejtorine e pergjithshme te policise, në “arrest shtëpie”. Akuza “Shpërdorim detyre”

27-Maksim Sota, prokuror i Vlorës, në “arrrest shtëpie”. Akuza “Shpërdorim detyre”

28-Festim Lelaj, ish-efektv i policisë i dënuar për trafik droge. Akuza “Shpërdorim detyre.



Më të lexuarat