Një fëmijë ka vjedhur në një furrë buke në qytetin e Lezhës në lagjen ‘Besëlidhja’.
Sipas policisë një fëmijë vetëm 10-vjeç, i ka është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.
Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.Shërbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.